Valon Behrami pritet të largohet nga kampionati anglez.
Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane është duke u kërkuar nga skuadra italiane Udinese.
Lajmi është konfirmuar nga babai i lojtarit i cili ka deklaruar se janë në bisedime me Udinesen.
“Jemi ende në bisedime me Udinesen, por nuk ka asgjë zyrtare. Bisedat ende po vazhdojnë”, ka thënë Ragip Behrami për koha.net.
Behrami edhe më parë ka luajtur në Serie A me skuadra të njohura si Lazio, Fiorentina e Napoli. /Telegrafi/