Telegrafi

Behrami: Jemi të pafat

Behrami, i cili aktivizohet për kombëtaren e Zvicrës, është rikthyer së fundi në aksion pas lëndimit që e la atë jashtë fushe për disa muaj, por megjithatë nuk ka arritur të ndihmojë ekipin të dalë nga rezultatet e dobëta. West Hami u mposht edhe një herë këtë vikend, kësaj here në udhëtim te Stoke City me rezultat 2-1.

“Ne bëmë gabime. Dhe çdo gabim që kemi bërë, na është shpaguar me gol. Kjo është e çuditshme. Ndonjëherë bëjmë vetëm një gabim dhe ata shënojnë, por ekipet tjera bëjnë tre ose katër gabime, por ne nuk arrijmë të shënojmë. Këtu është dallimi”, ka thënë Behrami.

“Liga Premier është e tillë. Ne thjesht jemi në një fazë të pafat. Po, është shumë vështirë. Mendoj se kemi luajtur shumë mirë dhe e kemi kontrolluar ndeshjen, por në fund humbëm dhe kjo është shumë e vështirë”.

“Menaxheri tha pas ndeshjes, ‘Nuk di çfarë të them?’. Kjo ishte sepse ne vërtet luajtëm mirë. Ne bëmë gjithçka që ai kërkoi nga ne. Nëse vazhdojmë besoj se do të vijnë momentet kur do të kemi fat. Ndonjëherë nuk e meritoni të fitoni dhe fitoni. Do të arrijmë në këtë moment. Mendoj se tash duhet vetëm të punojmë, pasi pas tetë ndeshjesh kemi katër pikë dhe kjo është një moment vërtet i vështirë”, ka shtuar shqiptari./Telegrafi/