Telegrafi

Behrami i pakënaqur në West Ham

The Sun shkruan se West Ham ende duhet t’i paguajë Lazios 2.5 milionë funte për anësorin shqiptar me nënshtetësi zvicerane, edhe pse kanë kaluar një vit e gjysmë nga arritja e tij.

Dhe lojtari mund të shitet për shkak se, siç shkruajnë mediat angleze, edhe familja e tij e ka të vështirë të rehatohet në Angli.

Janë një varg skuadrash të interesuara për të, veçanërisht nga Serie A, ku së fundi Behramin u mundua ta transferojë Palermo./Telegrafi/