Telegrafi

Behrami i gatshëm në gusht

Kosovari me pasaportë zvicerane dëmtoi ligamentin e gjurit në mars të këtij viti dhe aktualisht gjendet në procesin e rikuperimit.

“Rikuperimi im po shkon shumë mirë dhe nëse vazhdoj kështu më 10 gusht do të bashkohem me lojtarët tjerë të skuadrës (në stërvitje). Ndërsa pas punës intensive dy ose tri javore, në javën e fundit të gushtit shpresoj të jem i gatshëm për lojë”, ka thënë Behrami.