Arsenali ka pësuar humbje të papritur para shikuesve të vet kundër Watfordit me rezultat 2-1.
E në këtë takim janë paraqitur edhe dy futbollistë shqiptarë, Shkodran Mustafi te Arsenali dhe skuadra e Watfordit Valon Behrami.
Ky i fundit e ka quajtur fitore të madhe ngadhënjimin ndaj skuadrës së drejtuar prej Arsene Wenger, transmeton Telegrafi.
“Fitore e madhe mbrëmë”, ka shkruar Behrami në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Watford pas kësaj fitore zë pozitën e 13 me 27 pikë ndërsa Arsenali ka 47 pikë dhe renditen në vendin e tretë të renditjes tabelore të Ligës Premier. /Telegrafi/