Telegrafi

Behrami falënderon FFK-në për shpërblimin e dhënë

“Unë jam shumë krenar dhe për këtë falënderoj Kosovën që më ka shpallur lojtarin më të mirë të vitit”, ka thënë Behrami për Ticinonews.

Futbollisti me pasaportë zvicerane nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e shpalljes së laureatëve për vitin 2012 të organizuar ditë më parë nga FFK-ja, por çmimin e mori babai i tij, Ragip Behrami. /Telegrafi/