Telegrafi

Behrami dëshiron titullin e Serie A

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane është në rrugë të mirë që ta fitojë një titull të madh në karrierën e tij, atë të Serie A. Megjithatë, ai thotë se konkurrenca është e fortë dhe se përveç Juventusit, ata duhet të kenë kujdes edhe nga skuadrat tjera.

“Gara nuk është vetëm mes Juventusit dhe Napolit. Fiorentina është duke luajtur shumë mirë, ndërsa aty janë edhe Interi dhe Lazio gjithashtu. Kampionati është i hapur dhe nuk është vetëm një skuadër që mund ta rivalizojë Juventusin”.

”Vazhdimësia do të bëjë diferencën këtë stinor”, ka deklaruar Behrami për Sky Sport Italia. /Telegrafi/