Telegrafi

Behrami: Aquilani do të dëshmojë vlerat në Liverpool

Dyshja janë miq të mirë pasi të dy kanë luajtur në kampionatin italian, Behrami te Lazio dhe Aquilani te Roma.

“Ka qenë vështirë për atë të vijë në futbollin anglez. Është shumë vështirë, por ai është një lojtar shumë i mirë dhe është duke u rikthyer nga lëndimi, nga i cili ende vuan ndonjëherë”.

“Ai ende nuk ka qenë në gjendje të tregojë kualitetet e tij, por në të ardhmen ai do të jetë një prej lojtarëve më të mirë për Liverpoolin”, ka komentuar Behrami pas ndeshjes së mbrëmshme me Liverpoolin. /Telegrafi/