Site icon Telegrafi

Behluli: Programi i PDK-së për arsim do të ndërtojë të ardhmen e Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arbër Behluli ka prezantuar programin e kandidatit për kryeministër të këtij subjekti, Bedri Hamza për arsimin.

Behluli ka thënë se ky është një program që ndërton të ardhmen.

“Programi ynë për arsim garanton investime në shkolla moderne, rritje të cilësisë së mësimdhënies dhe mbështetje për studentët e ekselencës. Kosova mundet ma mirë për arsimin!”, ka shkruar Behluli.

Kujtojmë se Arbër Behluli është djali i këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza, dhe i njëjti garon për deputetët në listën e PDK-së me numër 24. /Telegrafi/

Exit mobile version