Telegrafi

‘Behluli’ dhe ‘Elifi’ me një skenë të nxehtë në serialin e ri, bëhet hit në rrjetet sociale (Video)

“Cesur ve Guzel” është një seri televizive turke prodhuar nga ‘Ay Yapem’ dhe transmetohet në televizionin turk, Star TV.

Ky serial ka bërë bashkë dy nga aktorët më të suksesshëm të kinematografisë turke, të cilët njihen edhe nga shqiptarët.

Lexo po ashtu Kivanc Tatlitug do të fitojë shuma marramendëse në vitin 2017

Bëhet fjalë pikërisht për aktoren Tuba Buyukustun dhe aktorin Kivanc Tatlitug, të cilët interpretojnë rolet kryesorë në këtë serial.

Episodi i ri i këtij seriali ka qenë mjaft i komentuar për shkak të skenës së ‘nxehtë’ mes dy personazheve kryesorë, transmeton BW.

Pjesa e serialit e cila tërhoqi vëmendjen e audiencës, është puthja mes dy aktorëve Kivanc dhe Tuba në një pishinë.

Kujtojmë se aktorja 33 vjeçare njihet për interpretimin e Elifit në serialin “Diamante dhe dashuri” (“Kara Para Aşk”), ndërsa Kivanc njihet për rolin e Behlulit në “Dashuri e Ndaluar” (Aşk-ı Memnu).