Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një personi nën dyshimin se ka kërkuar 850 mijë euro nga Behgjet Pacolli, për kinse ka informacione dhe do që ta shpëtojë nga hetimi i Gjykatës Speciale.
Sipas prokurorisë, personi me iniciale E.H, ishte prezantuar rrejshëm si bashkëpunëtor dhe person me ndikim te prokurorët e specializuar të Gjykatës Speciale në Hagë.
Më vonë ai kishte prezantuar provat në rastet e imagjinuara ndaj tij.
E.H, fillimisht ka kërkuar fillimisht 850 mijë, më pas e kishte zbritur në 190 mijë. Më pas e kishte kërcënuar edhe vajzën e tij duke i dërguar mesazh “Babai yt është në rrezik dhe ti mundesh me evitua situatën”.
Ndaj kësaj ka reaguar edhe këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj
Përmes një shkrimi në Facebook, Zymberaj thotë se secili rast kërcënimi apo shantazhi do të drejtohet në organet e sigurisë.
Zymberaj thekson se Pacolli kurrë s’ka qenë subjekt i ndjekjes nga ndonjë gjykatë apo prokurori.
“Zoti Pacolli asnjëherë nuk ka qenë subjekt i ndjekjes nga ndonjë gjykatë apo prokurori. Ashtu siç e kemi paralajmëruar edhe më herët secili rast kërcënimi, shantazhi, fyerje ose ofendimi do të drejtohet në mënyrë të menjëhershme për tek organet e sigurisë, të cilat pastaj do të trajtojnë ato raste. Liria e secilit individ përfundon kur cenohet liria e tjetrit”, ka shkruar Zyberaj./Telegrafi/
Postimi i plotë i Zymberajt
Sa për sqarim:
1. Zoti Pacolli asnjëherë nuk ka qenë subjekt i ndjekjes nga ndonjë gjykatë apo prokurori.
2.Ashtu sic e kemi paralajmëruar edhe më herët secili rast kërcënimi, shantazhi, fyerje ose ofendimi do të drejtohet në mënyre të menjëhershme për tek organet e sigurisë, të cilat pastaj do të trajtojnë ato raste.
Liria e secilit individ përfundon kur cënohet liria e tjetrit.