Në emisionin #Hashtag me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini është diskutuar për humanitetin e shqiptarëve.
Politikani dhe humanisti Behgjet Pacolli ka thënë se humaniteti gjithmonë ka bashkuar shqiptarët.
Sipas tij kjo ka ndodhur pasi te shqiptarët gjithmonë ka ekzistuar varfëria, përcjell Telegrafi.
“Në kohën kur kam jetuar në fshat deri në vitet ’80 ka qenë e pamundur të jetosh pa fqinjë…Nëse ke pasur nevojë për diçka nuk ke mbetur pa të pasi ke shkuar te fqinji ke trokitur në derë dhe e ke marrë atë. Nëse ka ardhur një mysafirë s’ka pasur problem. Nëse t’i s’ke pasur ka pasur fqinji”.
Pacolli thotë se jeta në fshat ka qenë e vështirë dhe është nevojitur gjithçka për të jetuar.
Ai thotë se askush nuk kishte gjithçka por sipas tij gjithçka kishte fshati e që ndihma e ofruar ndaj dikujt është kompensuar në një formë apo tjetër.
Afaristi ka thënë se në shpesh raste gjendet në mëdyshje nëse e meritojnë të ndihmohen ata persona, por sipas tij i është kujtuar këshilla e babagjyshit që i ka thënë: Ndoshta nga ata 100 persona që i ke para, vetëm njëri meriton me i ndihmua, por ndihmoji të gjithë që të jesh i sigurt që ke ndihmua”.
Pacolli ka rrëfyer edhe për raportet me Halil Kastratin e “Jetimave të Ballkanit”. Ai thotë se ka respekt të madh për të dhe punën e tij pavarësisht se “i kanë folur keq për të”.
Afaristi thotë se madje edhe zyrtarë institucional i kanë kërkuar të largohen nga Halil Kastrati dhe të mos i ndihmojnë./Telegrafi/