Telegrafi

Behgjet Pacolli takohet me homologun e tij Sërxhan Darmanoviq

Zëvendëskryeministri njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Mal të Zi.

Atje kryediplomati kosovar është pritur nga homologu i tij malazez, Sërxhan Darmanoviq.

Në këtë takim, Pacolli e Darmanoviq pritet të flasin për bashkëpunimin në mes të të dyja vendeve.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Pacolli do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin njëherësh ministër i Drejtësisë, Zoran Pazhin, kryeparlamentarin Ivan Brajoviq, presidentin Filip Vujanoviq si dhe drejtues të partive politike shqiptare, njofton Klan Kosova.