Site icon Telegrafi

Behgjet Pacolli: “Sunny Hill Festival”, iniciativa më e mirë për ta promovuar Kosovën

Festivali “Sunny Hill” do të mbahet gjatë fundjavës së ardhshme në parkun prishtinas të Gërmisë.

Rreth kësaj ngjarje ka shkruar edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se është iniciativa më e mirë për të promovuar vendin tonë.

Padyshim që ylli kryesor i festivalit është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila pritet të arrij në kryeqytetin kosovar gjatë javës së ardhshme.

“Është kënaqësi kur shohim sa kanë arritur të rinjtë shqiptarë. Nga Kosova kemi shumë talentë që bota sot i adhuron. Festivali ”Sunny Hill” në Germi, është iniciativa dhe mënyra më e mirë e promivimit të shtetit tone, që duhet përkrahur! Dua Lipa, Action Bronson dhe Martin Garrix janë vetëm disa nga yjet botëror që do të jenë mysafirët tonë në Prishtinë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Theksojmë se tashmë kanë dal në shitje edhe biletat, ku interesimi është i jashtëzakonshëm si kurrë më parë.

Lexo po ashtu Shtatë rregullat e veshjes në festivalet sikurse Sunny Hill

Ndryshe, festivali do të zgjas tre ditë (10,11,12 gusht) gjersa do të performojnë edhe shumë yje të skenës muzikore shqiptare.

Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore, që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version