Telegrafi

Behgjet Pacolli: Mos u mashtroni me Bitcoin, është një piramidë që do të bie (Video)

Behgjet Pacolli pasi ka promovuar librin e tij “15 parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit” në ambientin e Kolegjit AAB, duke folur para studentëve, ndër të tjera ka dhënë edhe vlerësimet e tij për monedhën virtuale Bitcoin.
Pacolli ka këshilluar që të mos merren me Bitcoin, pasi që, sipas tij, monedhat virtuale nuk zgjasin suksesshëm.
Lexo po ashtu Njerëzit i lënë hipotekë shtëpitë e tyre për të investuar në Bitcoin

“Mos lakmoni në Bitcoin. Është valutë virtuale që funksionon në ujdhesa, por në momentin që dalin prej atij sistemi dhe fillon të mirret paraja e gatshme që është investuar, aty piramida fillon të bjerë”, ka thënë Pacolli.