Site icon Telegrafi

Behgjet Pacolli: Miliona euro ia kam dhënë arrogantes Mimoza Kusari-Lila

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka akuzuar rëndë ish zëvendësen e tij të dikurshme në parti, Mimoza Kusari-Lilën, duke thënë se ajo e ka qenë përfituese dhe se ka shfrytëzuar AKR-në si trampolinë.

“Vlerat e investimeve në dy fushatat e Mimoza Kusarit nuk kalkulohen vetëm me mjete ose para praktike të cilat janë vlera më të ulëta sesa vlera emocionale e njerëzve që kanë punuar në atë fushatë, energjia që është investuar, koha e shumë tjera”, ka thënë ai.

Pacolli ka theksuar se investimet e tij kushtuar Gjakovës dhe Mimozës “janë marramendëse, më tepër se miliona”.

“Fushatës së saj i kam përkushtuar javë të tëra, e ju e dini se sa kushton dita ime”, thotë Pacolli. “Largimi i saj nga AKR-ja nuk është bërë për çështje parimore, por për arsye opurtuniste, interesa personale dhe nuk është diskutuar me askënd në AKR”.

Në anën tjetër, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, nuk është përgjigjur për Gazetën InfoPress. Por, më herët ajo i ka bërë thirrje Pacollit për të shkuar në partinë e re që ajo dhe deputeti Ilir Deda do ta themelojnë. Pacolli me këtë rast e ka quajtur të vogël ish-zëvendësen e tij.

“Mimoza Kusari-Lila ka qenë e përkëdhelur në AKR. Prej ardhjes së saj asnjë grua nuk ka ardhur në AKR, pos që janë larguar masivisht. 95 për qind e asamblistëve në Gjakovë nuk e kanë përcjell Kusari-Lilën, sepse ajo është sjellë në mënyrë arrogante”, është shprehur Behgjet Pacolli. /Gazeta InfoPress/

Exit mobile version