Politikani dhe milioneri shqiptar ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.
Kështu ka bërë të ditur Behgjet Pacolli, i cili ka shkruar në llogarinë personale në Facebook se për pushime këtë vit ka zgjedhur bregdetin shqiptar.
Me këtë rast, lideri i AKR-së ka lavdëruar autoritetet shqiptare që kanë lejuar që pa probleme të stacionohet jahti i tij luksoz në plazhet shqiptare.
“Nuk është as Hong Kongu e as Monte Carlo, por është Orikumi në Shqipëri. Të dashur miq. Këtë verë jam duke i kaluar pushimet në bregdetin shqiptar. Çdo gjë është perfekt nga autoritetet portuale si në Shëngjin, Durrës, Vlorë, Sarandë e Orikum. Është kënaqësi të lëvizësh lirshëm kudo. Ambienti i mahnitshëm në ishullin e Sazanit. Shpresoj që autoritetet shqiptare kësaj radhe do ta ruajnë këtë ishull që padyshim është edhe margaritari i Adriatikut dhe Jonit. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur që kësaj radhe po kalojmë pushimet në Shqipëri”, ka shkruar Pacolli në Facebook.