Atletico Madridi ka arritur ta eliminojë Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve, duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja në “Old Trafford” u mbyll 1-0 për spanjollët, ndërsa përballja e parë ishte mbyllur baras 1-1.
Man Utd nuk ishte në ditën e tyre më të mirë, duke rrezikuar pak herë portën e Atletico Madridit.
Një moment është bërë viral, kur Manchester United kishte një goditje këndi në pjesën e dytë, ndërsa Cristiano Ronaldo dhe Harry Maguire ishin në zonë.
Në një moment koka e dyshes u goditën njëra me tjetrën duke mos mundur të rrezikojnë portën kundërshtare.
Maguire, and Ronaldo trying to create their own Penalty… Penaldo grabs his waist, Maguire hitting his own head, then head butting Penaldo, … #MUNATL #CR7 #ChampionsLeague pic.twitter.com/CHVqezGTwt
— Timothy Agbamu 🐢 (@Tim_Envir) March 15, 2022
Duke ditur që mbrojtësi anglez është kritikuar së shumti në kohën e fundit edhe për këtë moment i vihet faji atij.
Pas eliminimi nga Liga e Kampionëve, duke se Manchester United do të mbetet pa asnjë trofe këtë vit. /Telegrafi/