Këngëtarja e famshme, Rihanna, ditë më parë mori pjesë në marshin protestues në New York.
Ylli i muzikës pop mori pjesë në protestën e organizuar kundër urrejtjes ndaj aziatiko-amerikanëve.
Ajo kishte veshur kostum të gjerë, një kapele në kokë, teksa kishte vënë edhe një maskë të madhe në fytyrë, duke e bërë të vështirë që shumë prej njerëzve ta njihnin.
E kjo i ndodhi edhe një fansi rastësor që ajo e takoi në rrugë, i cili i kërkoi asaj llogarinë e Instagramit.
Dhe me të treguar Instagramin e saj, fansi nuk e besonte, duke menduar se personi në fjalë po tallej duke thënë se është Rihanna.
https://twitter.com/TeamOfRihanna/status/1379078770452226049
Videoja në fjalë është bërë virale në Twitter, me shumë prej fansave që shpreheshin se do ta ëndërronin të kishin një mundësi të tillë me Rihannën.
Rihanna përndryshe protestoi rrugëve të New Yorkut me një banderolë, në të cilën kishte të shkruar: “Ndaloni dhunën ndaj aziatikëve” dhe një tjetër “Urrejtja=racizëm kundër Zotit”. /Telegrafi/
Rihanna was out in NYC at the Stop Asian Hate march alongside her assistant!! (📹: @teacuptina) pic.twitter.com/ohqNXuNP0x
— TheShadeRoom (@TheShadeRoom) April 5, 2021