Kur Bobby Tran dhe e dashura e tij dolën për të vrapuar tek National Mall të shtunën në mëngjes, ata shpresonin të shihnin portretin e artistit Simon Berger “Glass Ceiling Breaker”, të zëvëndës-presidentes Kamala Harris në Memorialin e Lincolnit. Ata arritën ta shohin personalisht zëvëndës-presidenten Harris.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Tran dhe e dashura e tij panë Harris duke vrapuar lart e poshtë shkallëve të Lincoln Memorial e veshur me rroba të stërvitjes, e ndjekur nga agjentët e Shërbimit Sekret dhe e shoqëruar nga zotëria i dytë, Doug Emhoff.
“Ne u kthyem dhe ja ku ishte, duke vrapuar shkallëve”, tha Tran për Insider.
“Derisa po afroheshim, unë gjithashtu vura re dikë që dukej të ishte Doug Emhoff. Vetëm më vonë kur pashë videon, vura re zotërinë e dytë në krye, i cili bëri një pauzë për t’ia zgjatur dorën derisa mbaroi vrapimin e saj”, shtoi ai.
Videoja e Tran për stërvitjen e Harris u shpërnda në Twitter nga përdoruesi @sammycakez_, ku grumbulloi 3.5 milionë shikime.
Appreciate the credit acknowledgement for my video of @VP!! ??
Truly a special moment to be shared of an amazing woman leading our country!!! https://t.co/uZm7PpxScM
— Bobby Tran (@goBobbyGoGO) February 8, 2021
Njerëzve ju pëlqente të shihnin agjentët e Shërbimit Sekret të Harris që lëviznin pas saj derisa ajo bënte ushtrimet.
If you’re gonna be on #madamevicepresident SS detail u better be in shape or she’ll get you in shape!?
— Ju (@Ju2Wild) February 7, 2021
Tran tha se Harris ndaloi stërvitjen e saj për të folur me fëmijët që ishin jashtë duke shijuar ditën me diell dhe për të bërë disa “selfie” të shpejta.
Her Secret Service will be the fittest in the agency.
— Philly Snowflake (@phillysnowflake) February 7, 2021
Ai tha se iu afrua asaj derisa po ecte nëpër shkallë për ta pyetur nëse ai gjithashtu mund të bënte shpejtë një foto me të. /Telegrafi/
This was definitely not her SS agent’s idea! Poor guy!
— Anna Warmuth (@AnnaWarmuth2) February 7, 2021