Një video virale e një gruaje që qëndron pranë manekinëve në një dyqan veshjesh në një qendër tregtare në Dubai ka shkaktuar debat në rrjetet sociale.
Klipi, i shpërndarë në Instagram nga vetë modelja, tregon se ajo pozon pranë manekinëve në dyqanin e markës së veshjeve Manto Bride në Dubai Festival City Mall.
Angelina qëndronte në një platformë në pjesën e përparme të dyqanit, e veshur me një nga fustanet e tyre dhe taka stiletto.
Ajo ndryshonte vazhdimisht poza, duke shpresuar të tërheqë vëmendjen e kalimtarëve, përcjell Telegrafi.
Videoja e shpërndarë nga modelja mori shpejt vrull në Instagram, duke grumbulluar mijëra shikime e pëlqime.
Megjithatë, ishte ripostimi i Lovein Dubai që e vendosi videon në qendër të vëmendjes..
“Marketingu në Dubai”, thuhej në mbishkrim.
Ndërsa disa njerëz e panë strategjinë e marketingut si një ide shumë të zgjuar, të tjerë menduan se ishte “shumë poshtëruese dhe pa shije”.
“Kjo është çnjerëzore. Unë jam i sigurt se këmbët e saj dhembin”, ka shkruar një përdorues.
“Çdo ditë gjejmë mënyra të reja për të vënë veten në siklet”, ka shkruar një tjetër. /Telegrafi/