Një video virale që po qarkullon në rrjete sociale tregon një pilot pakistanez të linjës Serene Air duke pastruar xhamin e përparmë të aeroplanit pak para nisjes.
Ndërsa është e pazakontë që pilotët të merren me detyra të tilla, videoja ka ngjallur reagime rreth protokolleve të sigurisë së linjës ajrore dhe detyrave të personelit, përcjell Telegrafi.
Duke komentuar videon, një përdorues pyeti me ironi: “A është ai një pilot?”.
“Kjo mund të ndodhë vetëm në Pakistan”, shkroi një tjetër.
Pilots in Pakistan are Cleaning the glass of Plane😭
pic.twitter.com/FMkQ8ugI2g— Ghar Ke Kalesh (@gharkekalesh) September 2, 2024
Megjithatë, një pjesë e internetit tha se kjo është normale.
“Sinqerisht, pilotët e bëjnë këtë. Jo të gjithë, ndonjëherë ata që nuk janë të kënaqur me pastrimin e xhamit të përparmë”, ka shkruar një përdorues. /Telegrafi/