Pa dyshim që ‘molla nuk bie shumë larg pemës’ kur bëhet fjalë për Matthew McConaughey dhe djalin e tij të madh, Levi.
Në një postim të rrallë në rrjetet sociale të publikuar nga gruaja e aktorit fitues të ‘Çmimit të Akademisë’, Camila Alves McConaughey, shfaqet ngjashmëria e madhe e të birit me babanë.
Dhe nuk vonoi shumë derisa komentet vërshuan në lidhje me atë se sa ai duket si babai i tij, si nga pamja ashtu edhe nga shprehjet e fytyrës.
Në imazh, nënë dhe bir po shikojnë frytet e punës së tyre pasi përfunduan një pjekjeje me mikun e tyre, kuzhinierin Rocco DiSpirito.
“Pamja në fytyrat tona i thotë të gjitha … receta nga miku ynë @roccodispirito”, filloi Camila në mbishkrim.
Kjo ishte pjesë e kremtimit të familjes duke shënuar botimet e reja të Matthew, “Greenlights”, të cilat dolën këtë javë.
Ndërsa disa fansa dhe ndjekës komentuan se sa e shijshme ishte ëmbëlsira dhe se ata do të provonin recetën e saj, shumë më tepër referuan se si Levi ishte kopje e babait të tij.
“Nuk mund të ketë ngjashmëri më shumë mes tyre. Klon i babait të tij”, shkroi një ndjekës.
“Unë jam një ndjekës i ri dhe jam duke supozuar se ai është një mini – Matthew”.
“O Zot. Ai duket njësoj si Matt”.
Dhe pastaj kishte shumë prej atyre që thjesht e quanin Levi, “Mini Matt”. /Telegrafi/