Telegrafi

Bëhet virale intervista e anëtarit të Watfordit që vuan nga belbëzimi

Ken Sema ka marr një mbështetje të madhe në rrjetet sociale për intervistën e tij të fundit.

Mesfushori i Watfordit u deklaruar për ndeshjen ndaj West Bromit, aty ku fituan 3-2.

Lojtari 29-vjeçar frymëzoi skuadrën e tij drejt triumfit, duke shënuar dy gola, për t’i marrë tri pikë.

Pas përfundimit të ndeshjes në Vicarage Road”, ai u ndal për një intervistë, por që vuan nga belbëzimi – mirëpo ia doli të jepte një intervistën frymëzuese.

“Ka qenë një kohë e gjatë me lëndimin dhe këto gjëra, andaj jam i lumtur me golat dhe jam i lumtur me fitoren. Ishte një ndeshje që duhej fituar patjetër dhe ishte natë e mrekullueshme”, ka thënë Sema.

Lojtari nuk kishte shumë kohë që u rikthye nga lëndimi dhe ia doli të shkëlqente në fitoren ndaj West Bromit. /Telegrafi/