Site icon Telegrafi

Bëhet viral tifozi që mbante në krahë një dhi të veshur me fanellën e Argjentinës gjatë finales së Kupës së Botës

Janë bërë virale pamjet që kanë kapur një tifoz që festonte fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës “Katar 2022”, ndërsa mbante në dorë një dhi.

Argjentina luftoi deri në atomin e fundit kundër Francës të dielën, ndërsa ata luftuan për t’u bërë mbretërit e futbollit.

Dy skuadrat më të mira të të gjithë turneut në Katar prodhuan një klasike që do të konsiderohet si një nga ndeshjet më të mira të historisë.

Argjentina përfundimisht fitoi Kupën e Botës pasi triumfoi me rezultat 4-2 në penalltitë dramatike.

Kur Argjentina u kurorëzua kampione, tifozët filluan të festojnë të egër anembanë botës, pasi më në fund arritën të shihnin Lionel Messin duke marrë në duart e tij trofeun e Kupës së Botës.

Megjithatë, një fans e çoi festimin në një nivel krejtësisht tjetër, pasi më parë nuk ishte parë asnjëherë.

Tifozi u kap duke kërcyer lartë e poshtë teksa mbante një dhi në krah dhe që e kishte veshur atë me fanellën e Argjentinës.

https://twitter.com/TrollFootball/status/1605295139013816320

Ky moment është bërë tashmë viral në rrjetet sociale me shumë tifozë që kanë komentuar tashmë këtë video.

“Tani, kështu e bëjmë!”, “O Zoti im, Messi ka një binjak” dhe “Dua të them se kjo është shumë hahaha”, ishin vetëm disa nga komentet.

Që nga fitimi i Kupës së Botës, shumë tifozë mendojnë se Messi e ka forcuar mirë dhe me të vërtetë veten si më i madhi i të gjitha kohërave përpara rivalit afatgjatë, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

Exit mobile version