Telegrafi

Bëhet viral reagimi i Neymarit kur dëgjon emrin e Martinellit në listën e lojtarëve të ftuar nga Brazili për në Katar

Reagimi si i befasuar i Neymarit për përfshirjen e Gabriel Martinelli në listën e Brazilit për në Kupën e Botës është bërë virale në rrjetet sociale.

Talenti i Arsenalit, së bashku me shokun e skuadrës Gabriel Jesus, e lanë jashtë Roberto Firminon për të siguruar një vend në skuadrën prej 26 lojtarësh të Tites, e cila u publikua të hënën (dje).

Gjatë njoftimit, përfshirja e 21-vjeçarit dukej se u prit me habi nga Neymar, i cili u duk se ngriti sytë kur u lexua emri i Martinellit gjatë një njoftimi të drejtpërdrejtë televiziv.

Ndërkohë, Neymar filmoi veten duke parë njoftimin drejtpërdrejt me familjen dhe miqtë dhe tundi kokën kur emri i Jesusit u lexua.

Por, kur u lexua emri i Martinellit, reagimi i sulmuesit të PSG-së ishte pak interesant.

Sulmuesi i majtë i Arsenalit ka vetëm tre paraqitje për kombëtaren e tij, duke luajtur vetëm 81 minuta në tre ndeshje për Selecao, derisa ka bërë debutimin e tij në një miqësore kundër Japonisë në qershor. /Telegrafi/