Telegrafi

Bëhet viral momenti kur Ronaldo u ‘ngri’ në mënyrë të çuditshme dhe bllokoi gjuajtjen e Bruno Fernandesit

Manchester United pësoi një goditje të papritur në përpjekjen e tyre për një përfundim në top-katërshen e Ligës Premie, kur u ndal me barazim pa gola nga Watfordi i rrezikuar për rënie, në një ditë kur Cristiano Ronaldo ishte njëri nga më të dobëtit në fushën e lojës.

Djajtë e Kuq barazuam 0-0 ndaj Watfordin në Old Trafford në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të.

Megjithatë, vendasit e Unitedin kishin raste të shumta për të shënuar gol, por pa qenë të saktë për ta tundur rrjetën.

Lexo po ashtu “Paqe” - Lojtarët e Man Utd dhe Watford u bashkuan për të dërguar mesazh të fortë mes tensioneve Ukrainë-Rusi

Njëri nga rastet më flagrante ishte ai i fillimit të ndeshjes, kur Bruno Fernandes ishte afër të shënonte pas një goditje nga rreth 16 metra.

Por, ishte bashkëlojtari i tij, Ronaldo, i cili ia mohoi këtë gol të bukur.

Ronaldo befas u gjend i ngrirë në zonë duke bllokuar në mënyrë të çuditshme goditjen e bashkëvendësit të tij.

Ky moment i ‘ngrirjes’ së Ronaldos është bërë viral në rrjetet sociale, me disa përdorues që thonë se portugezi ishte duke i shkruar mesazh të dashurës së tij.

Disa tjerë e kanë krahasuar me statujën e tij, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar edhe si mbrojtës klasi. /Telegrafi/