Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një ndeshje të zhvilluar në Superligën e Ganës në mes të Asante Kotoko dhe Bibiani Gold Stars.
Asante Kotoko dhe Bibiani Gold Stars u ndeshen mes vete në kuadër të javës së 20-të Ligën Premier të Ganës, ku fitore shënuan vendasit me rezultat 5-0.
Golat në këtë fitore të vendasve u shënuan nga Mfegue Omgba (32’, 35’), Augustine Agyepong (59’), Franck Mbella (80’) dhe Samuel Boateng (86’).
Megjithatë, aksioni i golit të dytë të shënuar nga Ombga ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen.
Gjyqtari anësor ishte akteri kryesor i kësaj ndodhie, pasi gjatë aksionit të golit ‘humbi toruan’ dhe hyri në fushë, gati në zonën e rreptësisë, duke ndjekur aksionin.
Ky moment i gjyqtarit është bërë tashmë viral në rrjetet sociale dhe ka krijuar të qeshura për ndjekësit. /Telegrafi/
Look at the Linesman ? pic.twitter.com/zS5zh7cQLu
— WelBeast (@WelBeast) March 14, 2022