Kanë mbetur edhe 12 ditë që të përmbyllet afati i regjistrimit për diasporën, afati do të mbyllet zyrtarisht më datën 31 gusht.
Diaspora mund të regjistrohet online në platformën e-Kosova, transmeton Telegrafi.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë thirrje që qytetarët të regjistrohen.
“Të dashur mërgimtarë, ju ftojmë të bashkoheni në procesin e regjistrimit të mërgatës, i cili është i hapur deri më 31 gusht”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Ndryshe, deri tani në procesin e regjistrimit të popullsisë janë regjistruar mbi 600 mijë qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, kishte paralajmëruar penalizime ligjore për ata që nuk regjistrohen.
Në regjistrimin e fundit të mbajtur këtë vit, Kosova ka 1.586.659 banorë rezidentë sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës./Telegrafi/