Një burrë nga Australia ka qenë ai që ka ndihmuar një gjarpër rreth 2,5 metra të gjatë të kalojë rrugën.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Mathew Bager, një admirues i gjarpërinjve, i cili u shtri në rrugë dhe qëndroi aty derisa gjarpri kaloi rrugën i sigurt.
Ai u ka thënë medieve të huaja se gjarprin e kishte vërejtur derisa ishte po ecte në rrugë, së bashku me disa kolegë të tij. /Telegrafi/