Site icon Telegrafi

Bëhet rotacioni i ri i policëve çek në Maqedoni

Në Maqedoni dhe Serbi do të arrijnë ndërrimi tjetër prej 55 policëve, të cilët do të duhet të ndihmojnë në ndalimin e migrantëve nëpërmjet Ballkanit.

Zëvendës shefi i policisë çeke, gjenerali Martin Vondrasek, gjatë dërgimit të 40 policëve çek, të cilët udhëtuan për në Maqedoni dhe 15 për në Serbi, siç deklaroi pas marrjes së informacioneve nga shërbimet gjermane të inteligjencës rreth kërcënimeve për ringjalljen e rrugës ballkanike, ndërsa analizat tregojnë të kundërtën, se rruga e Ballkanit gjithnjë e më shumë po mbyllet dhe se rrugët kryesore të migrimit janë nga ana e detit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sipas analizave rrugët e e Ballkanit po mbyllen, edhe pse në të do të ketë vazhdimisht kohë të mirë. Nëse diku vërrehet zmadhim i kalimit kufitar, edhe nëse vërrehet pak, ajo është rruga që të dërgon në Afrikë e Jugut nëpërmjet Spanjës”, deklaroi Vondrashek për gazetën çeke Blesk.

Ndihmës ministri për Punë të Brendshme Jiri Zmatki deklaroi se në ndërrimin e kaluar policia çeke në Maqedoni për gjashtë muaj ka ndaluar 306 tentime ilegale për hyrje në Maqedoni.

Republika Çeke në rrugën e Ballkanit që nga fillimi i krizës së emigrantëve ka dërguar mbi 800 policë dhe ndërrimet e fundit në Maqedoni dhe Serbi, në bazë të marrëveshjeve dypalëshe midis këtyre vendeve, kanë pajisjet më moderne dhe mjetet e pajisura posaçërisht me terren të blera nga qeveria Çeke. /Telegrafi/

Exit mobile version