Site icon Telegrafi

Bëhet ndërrimi i radhës i policëve të Çekisë që ndihmojnë kolegët e tyre të Maqedonisë

Qendra rajonale për menaxhim me kriza njofton se është bërë ndërrimi i kontigjentit të policëve çek të cilët ndihmojnë kolegët e tyre të Maqedonisë në patrullimin, kontrollin, dhe ruajtjen e kufirit maqedono-grek në Gjevgjeli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërrimi i policëve është bërë mbrëmë. 40 pjesëtarët e njësisë speciale policore të Çekisë do të patrullojnë në Gjevgjeli dhe rrethinë, deri më 31 tetor të këtij viti, kur do të ndodhë ndrrimi i radhës i tyre.

Përndryshe, pas mbylljes së shtegut ballkanik për refugjatët, në qendrën e pranimit Vinojug në Gjevgjeli, gjendja është e qetë dhe stabile. Për momentin në kamp ka 126 migrantë.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë qendër pranimi ka arritur një familje shtatëanëtarëshe nga Afganistani, që e kanë kaluar kufirin ilegalisht./Telegrafi/

Exit mobile version