Site icon Telegrafi

Bëhet milioner falë lojës në internet

Joe Chedburn, është edhe një ndërmarrës i suksesshëm i teknologjisë së informacionit, ka pasur vetëm 16 vjet kur ka ardhur tek ideja për të shkruar lojën e internetit të fokusuar në krime.

Loja me emrin “Torn”, e cila është e bazuar në tekst dhe nuk ka grafikë, është rritur shumë shpejt. Sot ajo ka 41.000 lojtarë aktiv dhe mbi 1.3 milionë llogari të hapura. Loja bazike është pa pagesë, mirëpo për tri funte në muaj lojtari fiton pikë dhe status shtesë. Shumica e lojtarëve janë të gatshëm të paguajnë ato tri funte, që do të thotë se faqja fiton rreth 50.000 funte në muaj.

Në këtë mënyrë Joe është bërë milioner qysh në moshën 21-vjeçare.

"Kur kam qenë më i ri, prindërve të mi u pengonte që kalojë shumë kohë pranë kompjuterit, mirëpo sot janë shumë të lumtur me atë që unë bëj", ka thënë Joe.

"Babai më ndihmon shumë dhe nga ai gjithmonë kërkoj këshilla”, ka shtuar ai.

"Gjithmonë më kanë interesuar kompjuterët dhe jam shumë i lumtur që mund të përfitojë nga ajo punë që kënaqem duke e punuar. Ka ditë që punojë tërë ditën në faqe, e nganjëherë nuk më duhet të bëj asgjë. Aktualisht po mendoj se si ta zgjeroj këtë punë", ka thënë milioneri Joe.

Exit mobile version