Site icon Telegrafi

Bëhet milioner falë frikës nga bretkosat

E tëra nisi kur kompania “Kieffer Enterprises” mori nga qyteza e Clarence pranë Buffalos leje për ta hedhur në pronën e Marinaccios ujin e mbledhur nga shiu aty përreth. Kjo krijoi mjedisin ideal për zhvillimin e bretkosave, nga të cilat personazhi në fjalë ka frikë që kur ishte fëmijë.

“Jam i burgosur në shtëpinë time. Kthehem në mbrëmje dhe mezi hyj në garazh për shkak të bretkosave. Janë mu para derës”, ishte ankuar Marinaccio, transmeton Start.

Shpeshherë ai është detyruar të thërrasë të bijën që të vinte e t’i përzinte bretkosat, pasi vet ka një frikë të tmerrshme ndaj këtyre amfibëve.

Amerikani me origjinë italiane hodhi në gjyq qytezën e Clarence dhe firmën “Kieffer” për derdhjen e ujit, që e shndërruan pronën e tij në një parajsë për bretkosat. Ai e fitoi çështjen dhe do të përfitojë 1.3 milion dollarë nga autoritetet e qytezës dhe 328.000 të tjera nga kompania. /Telegrafi/

Exit mobile version