Telegrafi

Bëhet me gjinj të cilët nuk i do

33-vjeçarja e pafat, Ingrid Bruelling, ka shkuar për operim në njërin nga spitalet e qytetit Kassel të Gjermanisë. Ajo ka dëshiruar të forconte lëkurën dhe të largonte të njëjtën, pasi që me anë të një diete të rreptë ka humbur mbi 100 kilogramë.

Mirëpo, pasi që është zgjuar nga opiumi ajo ka parë se doktorët i kanë rritur gjinjtë nga numri tre në katër duke i kanë vendosur asaj silikone.

Kërcënimet e saj nuk i kanë lëkundur doktorët të cilët pohojnë se vendosja e impianteve në gjinj ka qenë një gjë e domosdoshme për të tërhequr lëkurën pa prerje të shumta.