Ndërkohë që po flitet se Jose Mourinho do të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, raportohet se Arsenali dëshiron të ndërhyjë për ta rrëmbyer portugezin.
Sipas Fichajes, hezitimi i Djajve të Kuq për ta konfirmuar ish-trajnerin e Chelseat ka bërë që Topçinjtë t’i bëjnë atij ofertë për të zënë vendin e Arsene Wenger.
Tifozët janë duke e shprehur haptas pakënaqësinë me strategun francez dhe e duan dikë që mund t’u sjellë trofe.
Ndërkohë, te Unitedi pritet largimi i Louis van Gaal, por drejtuesit e klubit akoma nuk janë të vendosur për të ardhmen e holandezit.
Nga ana tjetër, Ryan Giggs vazhdon ta presë shansin për të marrë drejtimin e skuadrës.
Sido që të jetë, klubi nga Old Trafford tashmë ka një konkurrent të fortë për shërbimet e Mourinhos. /Telegrafi/