Kjo ngjarje u zbulua pasi Marg Allerston-Medeiros kishte vënë kamerë, për të parë se kush po ia vidhte lulet nga varri nënës.
“Më brengoste fakti që po mungojnë lulet. Mendoja se është ndonjë i marrë apo ndonjë fëmijë i llastuar”, ka thënë Marg, pasi e ka parë se kush po vjedhë lule, transmeton Telegrafi.
E, gruaja që ka vjedh lulet është “popullarizuar” pasi video e postuar në YouTube, është parë mbi një milion herë.
Policia është njoftuar me rastin dhe është vënë në kërkim të kësaj gruaje. /Telegrafi/