Ndërmarrjet Publike Komunale ‘Komunalec’ dhe ‘Parkingje dhe Gjelbërim, në Komunën e Gostivarit, kanë vijuar furnizimin me veshmbathje pune për punonjësit e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Furnizimi i fundit është bërë këto ditë nga sipërmarrja ‘HTZ’, ndërsa vlera e përgjithshme e furnizimit është një milionë e 200 mijë denarë, respektivisht rreth 20 mijë euro. Furnizimi është realizuar për vitin kalanderik 2017 dhe përmban veshje dhe këpucë me dedikim, njofton AIM.
Brenda kohës, NPK ‘Komunalec’, për nevojat e veta për punë në terren është furnizuar me automjet të markës ‘Izuzu’ 4×4. Vlera e automjetit është 1.506.860 denarë ose rreth 25 mijë euro. /Telegrafi/