Site icon Telegrafi

Loredana rrezikon pesë vjet burg nëse shpallet fajtore

Rap-artistja Loredana e arrestuar sot (e mërkurë) në orët e para të mëngjesit, akuzohet për një vepër të rëndë.

E njëjta është arrestuar në shtëpinë e saj në Luzern nga autoritetet zvicerane, gjersa akuza që rëndon mbi të janë zhvatje e parave, kërcënim dhe vënie në lajthitje të një çifti zviceran.

Si rrjedhojë, nëse rap-artistja nga Ferizaji shpallet fajtore, ajo rrezikon të dënohet me disa vjet burg.

Nëse dënohet për mashtrim dhe vërtetohen akuzat ndaj saj, atëherë sipas ligjit të Zvicrës, kushdo që në mënyrë të kundërligjshme i pasuron të tjerët duke mashtruar, përballet me burgim deri në pesë vite.

Lexo po ashtu Për arrestimin e Loredanës, reagon edhe ish-menaxheri i Mozzik: Ju thosha që këta njerëz ta bëjnë horë një komb

Sipas ligjit penal të shtetit helvetik, që i akuzuari të dënohet, mashtrimi duhet të jetë “dëshmi e një egërsie të veçantë dhe të koordinohen aq mjeshtërisht që edhe viktima kritike mund të mashtrohet”. /Telegrafi/

Exit mobile version