Duket se do të jetë një makinë, më e fuqishme se që është pritur
Njohësi i automobilizmit që njehte vetëm si Matheus nga Kanadaja, ka postuar në Twitter, kapacitetin që mund të ketë motori i Ford Bronco dhe nëse del të jetë ashtu, do ishte mjaft i fuqishëm, transmeton Telegrafi.
“4-140 2.3L DOHC” shihet në një nga imazhet, që i ka shpërndarë ai në llogarinë e tij, derisa nuk dihet nëse shifra 140, e ka ndonjë kuptim. Por, të dhënat tjera, tregojnë shumë.
Ford Ranger, e ka motorin me 2.3 litra, me katër cilindra DOHC, ndërsa në Bronco të ri pritet të jetë i njëjti.
Derisa motori i Ranger prodhon 270 kuaj fuqi, në Bronco pritet që Ford të ketë punuar për ta bërë me 300 kuaj fuqi. /Telegrafi/