Telegrafi

Bëhen virale pamjet e qenit që ndez shporetin elektrik dhe shkakton zjarr në një shtëpi në Kolorado

Së fundmi është publikuar një video e një qeni duke ndezur zjarr në një shtëpi nga një shporet elektrik.

Bëhet e ditur se incidenti ndodhi më 26 qershor në Kolorado në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas zjarrfikësve, zjarri është shuar shpejt, përcjell Telegrafi.

“Ne mbërritëm në vendngjarje në orën 4:47 të mëngjesit në një shtëpi banimi pa zjarr apo tym të dukshëm. Pas hetimit, ekuipazhet nuk gjetën ndonjë zjarr aktiv, por gjetën prova të një zjarri”, tha Departamenti i Zjarrfikësve në Kolorado Springs në një deklaratë.

Pronari i shtëpisë ishte në gjendje të shuante zjarrin përpara se ekuipazhet të arrinin atje, thanë autoritetet, por më vonë ai u transportua në një spital lokal dhe u trajtua për thithjen e tymit.

Nuk raportohet për lëndime të tjera në shtëpi, qoftë te njerëzit apo kafshët e tyre shtëpiake.

“Pasi biseduam me pronarët e shtëpisë dhe shikuam pamjet e sigurisë ne përcaktuam se qeni i tyre u bë pak kurioz dhe ndezi aksidentalisht shporetin elektrik i cili kishte disa kuti sipër tij”, tha Departamenti i Zjarrfikësve.

Pronarët e shtëpisë u alarmuan menjëherë dhe u zgjuan nga Apple HomePod me një njoftim për “nxehtësi të lartë” dhe ishin në gjendje të arrinin te zjarri para se të kishte kohë të përhapej nëpër shtëpi. /Telegrafi/