Telegrafi

Bëhen të ditur emrat e kandidatëve të rinj për Komisionin për Antikorrupsion në Maqedoni

Gjithsej 42, nga të cilët disa prej tyre janë të njohur për opinionin, janë paraqitur për kandidat për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

Përbërja aktuale e kryesuar nga Biljana Ivanovska ligjërisht nuk ka të drejtë të marrë një mandat tjetër.

Në periudhën e ardhshme do të vijojnë intervistat me kandidatët e regjistruar dhe të sapozgjedhurit e “Antikorrupsionit” duhet të fillojë funksionimin më 8 shkurt 2024./Telegrafi/