Site icon Telegrafi

Bëhen të ditur emrat e anëtarëve të trupit ad hoc për media

Media News concept

Sllagjana Dimishkova nga Vest, Cvetin Çilimanov nga AIM, Goran Tërpenovski gjithashtu nga Vest dhe Ljubomir Kostovski nga e përjavshmja online, Globus, janë katër anëtarët e trupit ad hoc, të propozuara nga partitë, konfirmon Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale për Radion Evropa e Lirë, transmeton Telegrafi Maqedoni

Dy të parët janë propozim i OBRM-PDUKM-së, kurse Tërpenovski dhe Kostovski të propozuar nga LSDM-ja. Partitë, siç bëhet e ditur, dje i dorëzuan emrat në mënyrë elektronike.

Sipas ndryshimeve të ligjit zgjedhor, anëtari i pestë i cili nuk është propozim i partive, zgjidhet me pajtueshmërinë e katër partive, kurse drejtori i agjencisë dë të caktohet brenda 15 ditëve nga emërimi i tyre. Tërë kjo procedurë duhet të përfundojë deri më 20 gusht./Telegrafi/

Exit mobile version