Boksieri shqiptar, Florian Marku do të përballet të shtunën me kundërshtarin ukrainas Maxim Prodan.
Tashmë janë kryer edhe matjet e fundit dhe është përballja sy më sy e dy boksierëve.
Njësoj si konferenca e tyre, edhe matja ka qenë e zjarrtë mes dy boksierëve.
Dy boksierët e ngacmuan njëri tjetrin me fjalë, derisa përballja mes tyre pritet të jetë e zjarrtë.
https://twitter.com/MatchroomBoxing/status/1441375610761216010?s=20
Marku dhe Prodan do të përballen për titullin e kampionit në IBF International.
Ky meç do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:00 me orën tonë lokale. /Telegrafi/