Kikboksieri shqiptar, Florian Marku, ia ka treguar muskujt kundërshtarit serb Sladan Dragisic në matjen zyrtare para duelit të madh të së premtës.
Të premtën zhvillohet edhe dueli i radhës që ka tërhequr interesim të madh, ai mes boksierit shqiptar, Florian Marku dhe atji serb, Sladan Dragisic.
Të dy kanë bërë matjet zyrtare para duelit, ku pesha ka qenë e njëjtë, 67.5 kilogram.
Në konferencën për shtyp para zhvillimit të duelit të madh Marku ka paralajmëruar fitore ne nokaut, ashtu si në gjashtë duelet e para në karrierë, ku nuk kaloi më shumë se sa raundi i dytë pa u shpallur fitues.
Ndërkohë, serbi i cili tha se synon fitoren në kryeqytetin shqiptar, ka shtatë humbje dhe vetëm tri fitore.
Ky duel që pritet me interesim të madh zhvillohet të premtën në mbrëmje në pallatin e sporteve, “Asllan Rusi” në Tiranë. /Telegrafi/