Kompania Wacoal nga Japonia i ka prezantuar brekët për meshkuj me material dantelle që shumë shpejt u bënë hit.
Në një kohë të shkurtër, prodhuesi fitoi mbi 28.000 dollarë nga shitka e tyre, prandaj vendosën të hynin në prodhim masiv.
Linja përbëhet nga shtatë ngjyra, dy prej të cilave janë të kufizuara në shitje në dyqanin online Wacoal.
Materiali i përdorur është dantella origjinale, e cila ka një model të madh lulesh, të përfunduar me foto gjethesh dhe motive gjeometrike.
Prodhuesit pretendojnë se kjo dantellë e veçantë ka të njëjtin nivel force sikurse një palë të brendshmesh të zakonshme për meshkuj.
Për më tepër, transparenca dhe ajrosja përmes dantellës ndihmojnë në rritjen e rrjedhës së ajrit dhe pjesa e përparme është projektuar me kujdes për të mbajtur gjithçka të sigurt në vend, duke i bërë ato të rehatshme për t’u veshur për periudha të gjata kohore.
Lace Boxer thekson bukurinë e trupit mashkullor, ndërsa ajrosja e lehtë i ofron rehati përdoruesit. Brekët aktualisht janë në dispozicion në Wacoal dhe Amazon. /Telegrafi/