Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza, ka bërë një vizitë të veçantë sot (e martë), për tek e madhja Nexhmije Pagarusha.
Fejza ka vizituar këngëtaren e njohur në shtëpinë e saj, gjersa në rrjetet sociale nuk kishte se si të mungonte një fotografi e të dyja artisteve.
Ato janë shumë të pëlqyera nga populli për muzikën e tyre ndër vite, ndërsa po të njëjtin respekt dhe dashur, ato e gëzojnë edhe sot.
Ditë më parë, “Bilbilin e Kosovës”, e vizitoi edhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Aurela Gaçe. /Telegrafi/