Site icon Telegrafi

Bëhën 35 vite nga telefonata e parë mobile

Aktualisht në botë sipas të dhënave të GSMA ka mbi pesë miliardë përdorues të një telefoni mobil apo telefoni të menqur dhe na duket sikur kemi një përjetësi që i përdorim.

Në të vërtetë infrastruktura që vë në funksion telefonët tanë ka filluar vetëm 35 vjet përpara kur AmeriTech, sot pjesë e gjiganti amerikan të telekomunikacionit AT&T.

Rrjeti i quajtur Advanced Mobile Phone System hyri online më 13 tetor të vitit 1983 në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një vit më pas operatori Britanik Vodafone kreu telefonatën e parë, ndërsa operatori izraelit Pelephone bëri të njëjtën gjë në vitin 1986, përcjell Telegrafi.

Teknologjitë e reja si LTE, apo 4G, mund të përballojnë sasi të mëdha të dhënash dhe në vitin 2019 pritet të jetë viti i lansimit të rrjeteve të para 5G. /Telegrafi/

Exit mobile version