Site icon Telegrafi

Bëhen 26 vjet nga masakra në Abri të Epërme, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu – në mesin e tyre edhe fëmijë e pleq

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh deri në 94-vjeç.

Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’iu shpëtuar sulmeve serbe.

Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish.

Pas sulmit u zbulua, se të gjitha viktimat, fëmijë, pleq, gra e të rinj, ishin qëlluar në kokë nga afërsia. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphaneje. /kp/

Exit mobile version