Studenti Daniel Malmedahl nga Suedia, e ka krijuar një tingull më 1997, në përpjekje që të imitojë motorët me djegie të brendshme dhe e ka publikuar në ueb-faqen e tij.
Kjo i ka rënë në vesh stafit të një kanali televiziv, të cilët ia kanë kërkuar ta transmetojë në ndonjërin prej emisioneve të tyre, transmeton Telegrafi.
Por, e tëra ka përfunduar aty dhe për gjashtë vite nuk është dëgjuar më.
Në vitin 2003, një tjetër student i quajtur Erik Wernquist, e ka përpunuar së bashku me video, ku personazhi kryesor është një bretk i kaltër. Këtë e ka quajtur Gjëja e Bezdisshme dhe e ka hedhur në internet.
Pas një viti, kur iu vu emri Bretku i Çmendur, vlera iu rrit në masë të madhe, megjithëse konsiderohej si tingulli më i bezdisshëm ndonjëherë. Filmimi u kthye në dy lojëra elektronike, si dhe në zilen telefoni shumë irituese.
Axel F e ka remiksuar më 2005 dhe e ka kthyer në një hit të madh, që ka qëndruar për katër javë në krye të top listës në Britani të Madhe.
Vendin e parë e ka zënë edhe në Suedi, Australi, Belgjikë, Francë, Irlandë, Zelandë të Re dhe Zvicër. /Telegrafi/